Zaev: Nisim me fitoren më të rëndësishme në historinë moderne të Maqedonisë

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate në fjalimin e tij para delegatëve të Kuvendit të partisë theksoi se është koha që ti kthehet liria dhe dinjiteti këtij populli.

“Ta kthejmë lirinë e atdheut tonë! Ta kthejmë dinjitetin! Ta kthejmë gëzimin! Ti kthejmë buzëqeshjet!, ta kthejmë Maqedoninë në rrugën e vërtetë dhe gjithkush që i dëshiron të mirat këtij shteti të na bashkangjitet!”, bëri thirrje Zaev.

Ai u shpreh i bindur se në muajin prill do të formohet një qeveri e re e udhëhequr nga LSDM-ja dhe do të arrij ai momenti kur Maqedonia përsëri do të bëhet me President.

“Pas 8 viteve dhunim të demokracisë dhe varfërim të popullit, vjedhje, arrestime, turpërim, qytetarët do ti japin fund kësaj pengese marramendëse dhe shkatërrimit të ardhmërisë dhe ardhmërisë së fëmijëve tonë. Maqedonia më në fund të fitojë atë që e meriton. Do të fitojë qeverisje të udhëhequr nga LSDM-ja dhe president që vërtet e meriton”, deklaroi Zaev.

LEXO: Pendarovski: Do të jemë kujdestar i kushtetutës dhe mbrojtës i qytetarëve

Lajme të ngjashme

Back to top button