Kandidatët presidencial vërshojnë facebook-un

Rrjeti social facebook si duket do të jetë caku kryesor për fushatën e kandidatëve për president të Maqedonisë.

Duke pasur parasysh se sa shumë frekuentohet ky rrjet, kandidati i LSDM-së, tani më filluar fushatën e tij në facebook, ku mund të vëreni se në faqen e Stevo Pendarovskit menjëherë hapet dritare për të bërë like profilin e tij.

Për të pasur një qasje më të madhe, Pendarovski ka krijuar faqe edhe në gjuhën shqipe, me ermin “Stevo Pendarovski për President”.

Se sa do të sjell sukses ky lloj i fushatës parazgjedhore, mbetet të shihet pas zgjedhjeve presidenciale.

Lajme të ngjashme

Back to top button