Katër satelitët ish-sovjetikë të “shokuar” me lëvizjen e Rusisë

Zyrtarët e lartë të Polonisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Hungarisë, thonë se janë të “shokuar” nga aksionet e Rusisë në Ukrainë. 

Kryeministrat e këtyre katër vende, që e përbëjnë të ashtuquajturin “Grup i Vishegradit”, pas një takimi mbrëmë vonë në Varshavë, e publikuan një deklaratë ku thuhet se intervenimi ushtarak i Rusisë “është i ngjashëm me përvojat e tyre nga vitet 1956, 1968 dhe 1981”.

Të katër kryeminsitrat kanë kërkuar që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja t’i ndihmojnë Ukrainës dhe të qëndrojnë të bashkuar “në ballafaqim me këtë zhvillim të rrezikshëm që e kërcënon paqen dhe sigurinë evropiane”.

Të gjitha këto vende ishin pjesë e bllokut të dikurshëm sovjetik.

Moska e atëhershme komuniste i shkatërroi demonstratat për demokraci në vitin 1956  në Budapest dhe në Pragë, në vitin 1968.

Ish-udhëheqësit komunist të Polonisë në vitin 1981 ndërmorën procese gjyqësore ushtarake për ta shkatërruar opozitën.

Lajme të ngjashme

Back to top button