Katër kryeshefa policor, në shënjestër të Prokurorisë Publike të Zvërlevskit

Katër kryeshefa të policisë të vendosur nga  ministri Oliver Spasovski, janë nën hetime të Prokurorisë për krim të organizuar dhe kriminal që udhëhiqet nga Marko Zvërlevski, për parregullsitë gjatë zgjedhjeve të vitit 2014 dhe 2016-të, vërtetojnë për TV Telmën burime nga organet hetimore. Si i kanë zgjedhë të dyshuarit dhe për çfarë i ngarkojnë, nga prokuroria nuk përgjigjen.

Nga prokuroria  deklaruan se procedura është e hapur për më shumë ish-funksionarë të MPB-së, si dhe për persona të tjerë fizik dhe juridik për shkak të dyshimeve se a kanë kryer ndikim ndaj mënyrës së votimit në forma të ndryshme.

Nga prokuroria nuk përgjigjen hapur për çfarë forma të ndikimit bëhet fjalë. Procedura zhvillohet për zgjedhjet e vitit 2014 dhe 2016-të në Strumicë, Shkup dhe Kumanovë. Prokuroria nuk zbulon se si të dy ciklet zgjedhore janë të lidhura me të njëjtin rast, sepse në vitin 2014 ka pas krye-shefa dhe funksionarë të tjerë të cilët tani hetohen në prokurori për krim të organizuar. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion vitin e kaluar ka bërë bastisje  në Komunën e Strumicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button