Helmi i kërmijve mund të përdoret për trajtimin e dhimbjeve kronike

Shkencëtarët thonë se helmi i kërmijve mund të përdoret për trajtimin e dhimbjeve kronike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në BBC, në një punim të publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, shkencëtarë nga Universiteti i Utah në SHBA kanë theksuar se me helmin e nxjerrë nga kërmilli do të ishte e mundur të zhvillohej një trajtim i ri i dhimbjeve për sëmundjet.

Sipas punimit, helmi të cilin kjo gjallesë e përdor për të vrarë gjahun, përmban një lëndë të përbërë e cila ka funksionin e një dhimbjeheqësi afatgjatë.

Shkencëtarët kanë shpalosur se lënda në fjalë ndikon në sistemin nervor dhe se kjo mund të hapë rrugë të reja për qetësimin e dhimbjeve.

Parashihet që trajtimi me lëndën RgIA në helmin e kërmillit Conus regius që gjendet në Karaibe, të çojë në reduktimin e përdorimit të barnave të quajtura opioide të cilat përdoren për qetësimin e dhimbjeve të mesme dhe të forta.

Studiuesit po ashtu kanë tërhequr vëmendjen se opioidet, siç është morfina, shkaktojnë varësi dhe kanë disa efekte anësore serioze.

J. Michael McIntosh, profesor në Departamentin e Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Utah, tha se kjo lëndë ofron rrugë të re të mundshme për të parandaluar dhimbjet. “Kemi vënë re se lënda ishte aktive edhe 72 orë pas injektimit dhe se parandalon dhimbjen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button