Citohet deklarata joekzistuese e Lavrovit

[Recension: Propozimi i Rorabakerit – version i një propozimi të vjetër rus?]

Në këtë artikull është marrë një pjesë e tekstit që është publikuar në një medie tjetër, pa e verifikuar paraprakisht, dhe i tillë – i paverifikuar – i ofrohet publikut lexues si i vërtetë.

Gazeta asutriake “Der Standard”, duke bërë një paralele të deklaratës së kongresmenit amerikan Dajna Rorabaker për ndarjen e Maqedonisë, përkujton një “deklaratë” të ministrit për punë të brendshme të Rusisë, Sergej Lavrov, të cilën, në fakt, ai asnjëherë nuk e ka thënë.

Предлогот на Рорабакер верзија на стар руски предлог Македонија DW.COM 09.02.2017Linku deri te artikulli origjinal: Propozimi i Rorabakerit – version i një propozimi të vjetër rus?

Data dhe koha e publikimit: 09.02. 2017

Data e recensionit: 17.02.2017

Recensuese: Simona Atanasova

ËSHTË HUAZUAR INFORMATË JO E SAKTË

“Propozim të ngjashëm për ndarjen e Maqedonisë, e cila gjatë kohës së krizës me refugjatët kishte rol vendimtar edhe për Austrinë, në lojë futi edhe ministri rus për punë të jashtme, Sergej Lavrov, që në vitin 2015. Edhe atëherë propozimin e hodhën poshtë Bullgaria, Shqipëria dhe Kosova, njësoj sikurse edhe qeveria e Maqedonisë, përfundon ’Standard’”.

Artikulli i referohet një deklarate të pretenduar të Lavrovit nga gazeta austriake “Der Standard”, tekstin e të cilës e citon. Problemi qëndron në atë se Lavrovi asnjëherë nuk ka dhënë një deklaratë të këtillë, ndërsa ky tekst e ka marrë këtë citim nga “Der Standard” dhe nuk e ka verifikuar.

Lavrovi në vitin 2015 nuk agjitonte për ndarjen e Maqedonisë, sikurse Rorabaker, por në deklaratën e atëhershme paralajmëroi se ka informata operative se disa forca të huaja përgatisin ndarje të Maqedonisë dhe se ky është skenar i rrezikshëm.

Me reagim të ashpër dhe me demant për gjoja, deklaratën e Lavrovit u paraqit edhe Аmbasada e Federatës Ruse në Maqedoni.

“Do të donim të besojmë se autorët e këtij shkrimi thjesht u kanë anashkaluar obligimet e tyre profesionale dhe nuk e kanë verifikuar vërtetësinë e informatës të cilës i referohen. Mirëpo, megjithatë duke gjykuar në bazë të asaj se sa në mënyrë të detajuar dhe të ndërlikuar është ndërtuar i gjithë rrjeti i referencave të shumta, është e qartë se bëhet fjalë për teknologji të thjeshtë të “fejkut” – mjetit të preferuar të medieve perëndimore në luftat informative”.

Pa marrë parasysh se sa e besueshme është media dhe sa do që t’i besojë gazetari asaj, megjithatë nuk mundet “verbërisht” të transmetojë citime pa i konfirmuar dhe pa i verifikuar së paku edhe nga një burim tjetër.

Në këtë rast gabimi qëndron te gazeta “Der Standard” për publikim të informatës plotësisht të pasaktë, mirëpo një pjesë e madhe e përgjegjësisë bie edhe mbi medien që e ka transmetuar këtë deklaratë pa e verifikuar në mënyrë plotësuese.

Kodi i gazetarëve parasheh se gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë në transmetimin e informatave dhe se duhet t’i respektojnë vlerat etike dhe standardet profesionale.

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.
(neni 1)

Gazetari do të insistojë që të sigurohet e drejta për korrigjim, demant dhe përgjigje, në rastet kur vërtetohet pasaktësia e informatës.(neni 3)

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button