RDK: Propaganda e PDSH-së, kundër bashkërendimit të forcave opozitare

RDK-ja, konsideron se në çdo vend demokratik bashkërendimi i forcave politike opozitare është parakushti i parë për të fituar zgjedhjet politike, kjo sipas tyre pamundësohet nga veprimi politik i PDSH-së.

“Përkundër dështimeve të mëdha politike dhe kombëtare të BDI-së si strukturë politike e korruptuar në të gjitha nivelet,  politika përçarëse e PDSH-së ndaj opozitës pamundëson rrëzimin e sajë”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

“Bartës kryesor i këtij fenomeni de gjenerativ është PDSH, parti kjo që i ka humbur të gjitha ciklet zgjedhore në Maqedoni. Kjo strukturë politike shpresat e saja politike për tu kthyer në qeveri që nga viti 1998 deri më sot i mbështet në partnerin e saj strategjik VMRO-DPMNE, duke mos kuptuar se kjo parti maqedonase tashmë ka partnerin tjetër shqiptar BDI-në”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

Në komunikatë më tej thuhet se duke e vlerësuar të pa subjekt debatin me këtë strukturë donkishoti ane politike që vazhdon të jetë ‘’Kali i Trojës’’ i çështjes shqiptare në Maqedoni rikujtojmë se PDSH-ja është satelit i VMRO-DPMNE-së është dëshmuar në mënyrë permanente duke legjitimuar buxhetin e dhunshëm të vitit 2013, duke koalicionuar me këtë strukturë në Dollnen dhe Strugë dhe duke kandiduar kandidatin e sajë presidencial për t’i dhëne legjitimitetin shqiptarë garës presidenciale,

“PDSH ka bashkëpunuar vazhdimisht me BDI-në kundër RDK-së në zgjedhjet lokale më 2009, në zgjedhjet parlamentare më 2011 dhe së fundi në zgjedhjet lokale 2013 së bashku PDSH-në, VMRO-në dhe LSDM-në,  mundësuan fitoren e BDI-së në Gostivar si pazar për mos hetim të krimeve të PDSH-së në komunën e Tetovës”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button