Efektet shëndetësore të lëngut të portokallit

100% lëng portokalli është shumë i mirë për shëndetin. Shtatë kërkime shkencore të kryera nga 2015 deri 2016, përveç një numri të madh dokumentacioni, kanë treguar se ekzistojnë shumë efekte pozitive shëndetësore, përveç përfitimeve të njohura për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, shkruan Blic, përcjell Portalb.mk.

Studimet kanë hetuar inflamacionin qelizor, sindromën metabolike dhe obezitetin dhe kanë arritur në rezultatin se lëngu i portokallit mund të përmirësojë nivelet e insulinës dhe funksionin e kujtesës në të moshuarit.

Një nga studimet tregon se marrja e lëngut të portokallit 100% sjell një cilësi më të mirë të të ushqyerit për fëmijët dhe të rriturit, dhe kjo nuk duket se sjell si pasojë shtimin në peshë. Sipas studimit, konsumi i moderuar (ekuivalent me 150 ml) i lëngjeve të agrumeve mund të ofrojë përfitime të rëndësishme ushqyese dhe dietike dhe nuk duket të ketë një ndikim negativ në peshë, përbërjen e trupit apo parametra të tjerë antropometrike në fëmijët dhe të rriturit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button