Enver Osmani, kandidat i RDK-së për Evropën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Rilindja Demokratike Kombëtare do të garon në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me kandidatin Enver Osmanin për Evropën që përfshin Njësinë Zgjedhore 7.

Me Osmanin, RDK edhe zyrtarisht hyn në garën e zgjedhjeve të parakohshme për diasporën në Evropë.

“Deri më tani janë marrë të gjitha masat e duhura për të fituar kandidati i RDK-së për Evropë, Enver Osmani. Për këtë arsye është formuar edhe komisioni i diasporës ku së bashku me Kryesinë e lartë të partisë, Kryetarin Rufi Osmani dhe sekretarin gjeneral Izet Zeqiri do të marrin pjesë në disa qytete evropiane për të promovuar kandidatin e Evropës nga radhët e RDK-së” thonë nga RDK-ja.

Kush është Enver Osmani?
Enver Osmani është nga fshati Debresh i Gostivarit ku edhe ka kryer shkollën fillore ndërsa shkollën e mesme dhe fakultetin e pedagogjisë e ka kryer në Universitetin e Cyrihut. Ai njeh tetë gjuhë të huaja. Momentalisht është drejtor dhe pronar i organizatës ChangeKultur ku kryesisht përfshin sferën psikosociale me këshillime dhe intervenime në raste krize dhe konflikte në Kantonin e Cyrihut. Enver Osmani më shumë njihet si person që ka dhënë një kontribut të madh në sportin shqiptar për diasporën, sidomos si menaxher në klubin e mirënjohur të diasporës FC Kosova.

LEXO: BDI-ja ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve të diasporës

Lajme të ngjashme

Back to top button