Tribunë: Të rinjtë dhe mediat – si deri te interesat e përbashkëta?

Fondacioni Metamorfozis dhe Forumi arsimor rinor (FAR) ju ftojnë në prezantimin dhe diskutimin e rezultateve të hulumtimit, në formë të tribunës, në kuadër të iniciativës rajonale “Të rinjtë dhe mediat në Evropë Juglindore”. 

Tribuna do të mbahet sot në orën 12:00, në Klubin e gazetarëve në Shkup.

Prezantim të rezultateve nga hulumtimi do të bëjnë koordinatoret e iniciativës rajonale, Elena Ignatova në Metamorfozis dhe Monika Bozhinoska nga FAR-i, ndërsa pikëpamjet e tyre për problemet e detektuara dhe propozimet e tyre për tejkalimin e sfidave do t’i paraqesin:

Zorana Gaxhovska, gazetare në Radion Evropa e Lirë
Darko Bulldioski, themelues dhe drejtor i NewMediaMk
Neda Korunovska Avramovska, kryetare e Reaktor-it – hulumtimi në aksion
Zoran Bojarovski, gazetar i TV Alfa
Marjan Zabërçanec, drejtor ekzekutiv i Forumit arsimor rinor

Këto janë vetëm një pjesë e temave që do të analizohen dhe do të diskutohen:

përfaqësimi i të rinjve dhe i temave rinore, problemet dhe nevojat në media;
perceptimi dhe qëndrimi i të rinjve ndaj mediave tradicionale dhe atyre të reja;
bashkëpunimi ndërmjet mediave dhe organizatave rinore;
liria kundrejt frikës për për të shprehurit e të rinjve nëpërmjet mediave;
pjesëmarrja e të rinjve në krijimin e përmbajtjeve mediatike;
shijet dhe nevojat e të rinjve si publik, në raport me kualitetin e përmbajtjeve mediatike që u ofrohen;
njohuritë elementare mediatike, gjuha e urrejtjes, propaganda.

Lajme të ngjashme

Back to top button