“Posta e Maqedonisë” ka kërkuar vetura të lira, i ka blerë më të shtrenjta

“Posta e Maqedonisë” është furnizuar edhe me 7 automjete të reja me vlerë prej 172.127 euro, ose mesatarisht ka paguar nga 24.500 euro për automobil, transmeton Portalb.mk. Prokurimi është kryer përpara një muaji, ndërkaq dy marrëveshjet e nënshkruara janë publikuar në ueb-faqen e Byrosë për Prokurime Publike.

Edhe pse “Posta e Maqedonisë”, ka shkruar se gjatë zbatimit të prokurimit për to më i rëndësishëm është çmimi, megjithatë ata i kanë zgjedhur thuajse ofertat më të shtrenjta. Kështu, sipas njërit tender, për prokurim të gjashtë veturave kanë marrë gjashtë oferta. Oferta më e lartë 7.142.855 denarë, ndërkaq më e ulëta 4.229.110 denarë, ndërkaq ata e kanë zgjedhur ofertën prej 7.477.801 denarë me TVSH.

Marrëveshjen e dytë e kanë nënshkruar me vlerë prej 3.108.045 denarë me TVSH. Oferta më e vogël që e kanë marrë për këtë tender ka qenë 2.089.678 denarë, ndërkaq më e madhja 3.400.000 denarë.

Në marrëveshje nuk është shkruar tipi i automjetit, por vetëm emrat e kompanive të cilat i kanë fituar tenderët edhe atë Ndërmarrja për Tregti të Brendshme dhe të Jashtme EUROIMPEKS SHPK import-eksport Shkup, prej ku kanë marrë dy automjete, sipas të gjitha gjasave të tipit “Peugeot”, pasi që ata janë distributorë të këtyre automjeteve. Ndërmarrja e dytë merret me tregti dhe shërbime, MI-DA GRAND MOTORS SHPK Shkup, prej ku i kanë marrë 5 automjetet tjera, sipas të gjitha gjasave të tipit, “Ford”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button