Për aksionet policore nuk raportohet me senzacionalizëm

[Recension: Policia ka gjetur drogë dhe armë në shtëpinë e funksionarit të pasur të LSDM-së]

Për krimin duhet të raportohet, kjo nuk diskutohet. Para drejtësisë të gjithë janë të barabartë. Këtë e dinë edhe gazetarët. Madje, ka edhe rregulla të veçanta kur raportohet për krimin, për punën e policisë.

Një pjesë e veçantë nga raportimi për aksionet policore, për punën e gjykatave madje është rregulluar në mënyrë të veçantë në Kodin e gazetarëve:

Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga senzacionalizmi.

Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i supozimit të pafajësisë, të raportohet për të gjitha palët e përfshira në mosmarrëveshje dhe nuk duhet të sugjerohet aktgjykimi. (neni 8)

Në rastin e tekstit që e recensojmë, përkundër rekomandimeve të këtij neni, sundon senzacionalizmi, e në një moment, në gjysmën  e dytë të tekstit, është shkelur edhe parimi i supozimit të pafajësisë, i cili duhet të garantojë se çdokush është i pafajshëm derisa të mos dëshmohet e kundërta në procedurë standarde gjyqësore. Në atë rast supozimet bëhen fakte.

Pra, nuk është policia ajo që dyshon, gjykon dhe dënon. E as gazetarët nuk duhet ta pranojnë këtë rol, në qoftë se policia e ka marrë përsipër jashtë kompetencave të saj.

02202017-Kurir-PresumpcijaLinku deri te artikulli origjinal: Policia ka gjetur drogë dhe armë në shtëpinë e funksionarit të pasur të LSDM-së

Data dhe koha e publikimit: 18.02.2017, 14:38

Data e recensionit: 20.02.2017

Recensues: Zоran Bojarovski

INFORMIM JOETIK

Nenit 8 të Kodit të gazetarëve i paraprin neni i cili thotë:

Gazetari duhet të respektojë jetën private të njeriut, përveç në rastet kur kjo është në kundërshtim me interesin publik.

Gazetari e ka për detyrë të respektojë dhimbjen dhe zinë personale. (neni 7)

I ndërlidhim këto dy nene për shkak se ajo që dominon si informatë në këtë tekst nuk ka lidhje me, e as që del nga rregullat për informim profesional dhe etik.

Prej larg shihet se në tekst dominon poenta se i arrestuari është vëlla i një funksionari të lartë të partisë më të madhe opozitare. Kjo, fiilimisht ka qenë gjëja më e rëndësishme për autorët e kësaj përmbajtjeje mediatike.

Më falni, mirëpo kjo nuk punë e një gazetarie të pjekur, të përgjegjshme, që i respekton standardet e paanshmërisë. Edhe për këtë ka dispozitë të veçantë në Kodin e gazetarëve (neni 14):

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar.

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

Mirëpo, për këtë artikull edhe kjo nuk mjafton. Që ta përforcojë sulmin e tij, në internet është gjetur një fotografi e cila nuk ka lidhje me ngjarjen Fotografia që është marrë në këtë adresë, është dashur ta përforcojë efektin që duhet të shkaktojë revoltë te publiku.

Ky veprim në teorinë e komunikimit quhet – manipulim. Prandaj, publikimet që i praktikojnë këto veprime janë – manipuluese.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button