Pendarovski: Do të jemë kujdestar i kushtetutës dhe mbrojtës i qytetarëve

Lidhje Social Demokrate e Maqedonisë të martën zgjodhi me aklamacion dhe zyrtarizoi kandidaturën e profesorit universitar Stevo Pendarovski për zgjedhjet presidenciale 2014.

Mbi 500 delegatë dhe mysafirë nga partitë e tjera të koalicionit mbështetën kandidaturën e tij.

Pendarovski shpalosi konceptin dhe programin  e tij si president i ardhshëm, duke theksuar se do të kthejë dinjitetin e funksionit të presidentit të vendit. Sipas tij, kjo pozitë është devalvuar pesë viteve të fundit nga ana e presidentit të deritanishëm Gjorgje Ivanov. 

Ai shtoi se qëllimi i tij si President i ardhshëm do të jetë të mbrojë qytetarët, të jetë kujdestar i Kushtetutës dhe bashkues i kombit. 

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se Pendarovski është një personalitet i dalluar me profesionalizëm dhe kredibilitet, duke theksuar se ai është i popullit dhe që do të bëjë ndryshimet duke qenë një president i dalluar i këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button