Ja makina e Vitit për Evropë

Çdo vit nga 1964, një juri ndërkombëtare e gazetarëve evropianë mblidhen për të shpallur Makinën e Vitit. Pasi identifikimit të kandidatëve, ata ngushtojnë listën deri tek finalistët të cilën e publikojnë në dhjetor, ndërkaq më të mirin e shpallin në Geneva Motor Show.

Dhe këtë e kanë bërë edhe këtë vit, duke përzgjedhur makinën Peugeot 308 si Makinën e Vitit 2014. Prodhuesi francez i makinave, Peugeot, që garoi me Ford Focus (paraardhësi i të cilit fitoi më 1999) dhe Volkswagen Golf (fituesi i vitit të kaluar) në tregun evropian, i mundi që të gjithë për të fituar çmimin.

Me 307 pikë të tubuara, modeli 308 mundi BMW i3 (223 pikë), Tesla Model S (216 pikë), Citroën C4 Picasso (182 pikë), Mazda3 (180 pikë), Skoda Octavia (172 pikë) dhe Mercedes-Benz S-Class (170 pikë). Kjo nuk është hera e parë që Peugeot fiton këtë çmim.

Paraardhësi i 308, 307-shi, ka fituar këtë çmim më 2002, modeli 405 e fitoi më 1988 dhe 504-shi fitoi më 1969. Kompania simotër Citroën e ka fituar këtë çmim tri herë, për modelet XM më 1990, CX më ’75 dhe GS më ’71. 

Lajme të ngjashme

Back to top button