Aksident i rëndë, lëndohen disa persona (FOTO)

Nga aksidenti i mbrëmshëm ku dy automjete janë përplasur në rrugën magjistrale në Shkup, më saktë përballë gjykatës në Shkup, janë lënduar disa persona.

Mësohet se automjeti i tipit “Lada Niva” me katër udhëtarë, pas përplasjes me automjetin tjetër të tipit “Reno Megan”, është rrokullisur.

Edhe pse brenda saj ndodheshin katër persona, ata kanë shpëtuar vetëm me lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të ngjashme

Back to top button