Kosova sot luan kundër Haitit

Sot në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës do të luajë ndëshjen e parë ndërkombëtar kundër përfaqësueses së Haitit nën përkujdesjen e FIFA-s.

Interesimi për ta shikuar ndeshjen miqësore Kosovë – Haiti, është jashtëzakonisht i madh. Qysh në ditën e parë që biletat dolën në shitje për këtë ndeshje, në disa qytete të Kosovës brenda pak orësh janë shitur të gjitha biletat.
Ky takim u mundësua pasi Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) i lejoi Kosovës zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare miqësore.

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ditë me parë ka publikuar listën e 22 lojtarëve të cilët janë të ftuar për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare ndaj Haitit.
Lista e Kosovës kundër Haitit:
Portierë: Samir Ujkani, Kushtrim Mushica, Julian Bibelaj.
Mbrojtës: Avni Pepa, Lorent Sadiku, Lum Rexhepi, Shkodran Metaj, Shpëtim Hasani.
Mesfushorët: Ardian Gashi, Anel Rashkaj, Fanol Prededaj, Enis Alushi, Liridon Krasniqi, Kristian Nushi, Enis Bunjaku, Faton Toski, Shpëtim Hasani, Flamur Kastrati.
Sulmuesit: Albert Bunjaku, Ilir Azemi, Alban Bunjaku, Bersant Celina.

Lajme të ngjashme

Back to top button