Sheshi Skenderbeu nuk kushton as sa luanët e Shkupit 2014

Shumë afate të shkelura dhe shumë premtime boshe për Sheshin Skenderbeu në Shkup.
Për fazën e dytë, kompetentët premtuan fillimisht  si afat nëntorin, pastaj prillin, e si përfundim mbetet të presim qershorin.

Sheshi Skenderbeu duhet të ndërtohet në tre faza dhe sipas kalkulimeve do të kushtojë vetëm 10 milion euro.

Parashtrohet pyetja pse kompetentët nuk gjejnë gatishmëri për të ndarë këto mjete dhe për të përfunduar ky projekt, derisa vetëm për një urë në kuadër të Shkupit 2014 janë ndarë 76 milion denarë, transmeton Portalb.

Më saktë, Ura Syri, një urë e pa nevojshme siç thonë qytetarët, ka kushtuar 76 milion denarë, apo 1.250.000 euro.

Katër luanët e vendosur në Urën Goce Dellçev nga ana tjetër kanë kushtuar 151.560.00 euro.

Në fillim të muajit shkurt Qyteti i Shkupit dhe Ministria për Kulturë dhanë leje për fillimin e fazës së dytë të Sheshit Skenderbeu.

Faza e dytë parasheh mbulim të bulevardit Goce Dellçev, ndërsa e treta futje të parkingut nën tokë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button