Shkatërrohet banda shqiptare, trafikuan 250 mijë euro drogë brenda 3 muajve

Një superoperacion i policisë italiane ka vënë në pranga shtatë shqiptarë, njëri prej të cilëve akuzohet se ka detyruar një bashkështetasen  e tij, 16-vjeçare që të hynte për të vjedhur në shtëpinë e miqve të tij sende të çmuara. 

Forcat e Policisë së Savonas, falë operacionit të koduar “TUNING”, operacion i cili kishte nisur që në prill të 2013-ës, arrestoi  shtatë shqiptarë të moshës 24-36 vjeç, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, të llojit heroinë dhe kokainë. 

Të arrestuarit, të cilët dyshohet të jenë edhe autorët e një ngjarje të ndodhur në mars të 2013-ës, ku jashtë një diskoteke në Albisola u gjuajt me armë zjarri, ka marrë pjesë në operacione të trafikimit të lëndëve narkotike me vlerë 250 mijë euro brenda tre muajsh, raporton “Savona News”. Droga e cila shitej në tregun e Savonas, Varazes, Albisolas dhe Kairos, vinte nga tregu i rajonit të Lombardias. 

Policia italiane ka bërë me dije edhe identitetet e të arrestuarve. Ata janë: Armand Cyrbja, 25 vjeç; Pilum Frashnishta, 25 vjeç; Drilon Leci 32 vjeç; Albjan Milushi, 26 vjeç; Olent Remziu, 24 vjeç dhe Saimir Sulati, 36 vjeç. 

Gjashtë nga të arrestuarit ndodhen në burg dhe pritet që në ditët në vijim të zhvillohet edhe seanca gjyqësore për ta, ndërsa 32-vjeçari Drilon Leci ndodhet në arrest shtëpie. Ky i fundit akuzohet se ka detyruar një 16-vjeçare, edhe kjo shqiptare, që të vjedhë në shtëpitë e miqve dhe të njohurve sende me vlerë, dhe më pas t’i shiste. Paratë e sendeve i merrte 32-vjeçari./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button