Altin Lala, zv.trajner tek kombëtarja

Altin Lala është zyrtarisht zv.trajner i Kombëtares shqiptare.

Ajo që panorama sport kishte paralajmëruar gjatë fundvitit të kaluar u bë zyrtare dje, kur vetë De Biazi prezantoi para mediave si ndihmës të tij ish-kapitenin kuqezi.

Lala foli për këtë aventurë të re, teksa theksoi se ndihet krenar që është përzgjedhur për të qenë pjesë e stafit teknik kuqezi. “Është një eksperiencë e re dhe natyrisht m’u bë qejfi që trajneri De Biasi më ftoi për të bashkëpunuar. Jam shumë i lumtur, pasi për mua është një krenari fakti që do të jem në shërbim të Kombëtares, tashmë në rolin e zv.trajnerit. E falënderoj për këtë ofertë që më bëri, sepse është një eksperiencë krejt ndryshe në krahasim me rolin e futbollistit si futbollistit. Do mundohem të mësoj shumë gjëra nga De Biassi. Në fakt, unë kam luajtur për shumë vite në Gjermani dhe mentaliteti gjerman, por edhe ai italian, dominojnë në futbollin botëror”, deklaroi fillimisht Lala.

Lajme të ngjashme

Back to top button