Bukuri Zane, rishfaqja, pas kaq vitesh, e një prej miss-eve më të bukura shqiptare (FOTO)

Zana Krasniqi është një nga modelet dhe miss-et më të bukura shqiptare. Miss Kosova 2008, Zana ka përfaqësuar për herë të parë vendin e saj në Miss Universe ku është renditur mes dhjetë më të bukurave të universit. Ajo është krahasuar me Angelina Jolie për portretin e saj të veçantë ku spikasin buzët mishtore. Ndërkohë nuk mbeten pas për nga bukuria sytë e kristaltë, flokët, apo linjat perfekte të miss-it kosovar, shkruan Class, përcjell Portalb.mk.

Na kishte munguar kjo bukuri. Pas disa fotove të Fadil Berishës, kishim humbur çdo gjurmë të modeles. Mediat kosovare shkruajnë që Zana, tashmë 28 vjeçe, është martuar dhe është tërhequr nga jeta publike, por papritur dje ajo është rishfaqur dhe na ka lënë me gojë hapur!!!

Vitet larg vëmendjes mediatike nuk ia kanë prekur bukurinë, përkundrazi! Ajo ka marrë një hije shumë elegante, edhe prej modelit të flokëve që ka zgjedhur për dasmën e së motrës, që u festua këtë fundjavë në Prishtinë, siç shkruajnë mediat kosovare, ku kanë qenë të ftuara edhe këngëtare të njohura si Jehona Sopi apo Aurela Gaçe.

Duhet t’ia dimë për faleminderit pikërisht Aurelës që postoi foto me Zana Krasniqin, për të na sjellë edhe një herë bukurinë e saj të rrallë ndër mend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button