Në Tetovë dhe Gostivar mbi 400 persona kanë vozitur me celular në dorë, policia me dënime

Gjatë vitit të kaluar, policia tetovare ka denoncuar 444 rraste të vozitësve të cilët janë zbuluar nga policët zyrtar se flasin me telefon celular përderisa vozitin. Prej tyre 221 nga Tetova, ndërsa 223 nga Gostivari, tregon analiza e departamentit për analitik në SPB Tetovë, shkruan Nova Makedonija, përcjell Portalb.mk.

“Në rajonin më të gjerë Tetovë-Gostivar edhe këtë vit vazhdon sjellja e pavetëdijshme dhe e papërgjegjshme e vozitësve të cilët, përderisa i vozisin veturat e tyre, shfrytëzojnë telefona celular, që paraqet shkelje të Ligjit për sigurimin e komunikacionit në rrugë. Ndaj atyre që duke vozitur kanë folur me telefon celular, janë përgatitur kallëzime përkatëse të përballen me gjobë prej 40 euro në kundërvlerë denari ose t’ju shkruhen 25 pikë negative. Për bashkë-vozitësit, të cilët gjithashtu, në çfarëdo lloj mënyre, me bisedë apo diçka tjetër ia tërheqin vërejtjen vozitësit, është parashikuar gjobë prej 50 eurove në kundërvlerë denari. Kaq përfshin gjoba edhe nëse nuk shfrytëzojnë rrip sigurie”- tha Marjan Jasifovski, zëdhënës i Sektorit tetovar për punë të brendshme.

SPB Tetovë apelon deri te vozitësit të mos telefonojnë kur janë pas volanit dhe rregullisht të lidhen me rrip sigurie.

“Bisedat me telefon celular e tërheqin vëmendjen e tyre dhe e vënë në pyetje privatësinë dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Lidhja e rripave është për siguri të drejtpërdrejt për vozitësit dhe personat e tjerë në vetura, pa dallim se a vozitet në relacione të shkurtra ose të gjata” – tha zëdhënësi Josifovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button