Fillon derbi në media mes Vardarit dhe Shkëndijës

Tani më kur ka filluar sezoni pranveror i Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, ekipet pas ndeshjeve të para kanë vlerësuar paraqitjet e tyre. Kështu dy ekipet që pretendojnë titullin kampion, Vardari dhe Shkëndija e kanë filluar me fitore, ndërsa të dielën që vjen i pret dueli i radhës ku do të përballen mes vete në stadiumin e qytetit në Shkup “Telekom Arena”.

Edhe pse është herët, mundë të thuhet se derbi ka filluar, por në një fushë tjetër, atë të deklaratave përmes mediave. Trajneri i Vardarit, Goce Sedloski kishte mbetur i kënaqur nga fitorja ndaj Shkupit, por duke potencuar se tani ekipi fokusohet në derbin e të dielës, ku ka thënë se do ta fitojë edhe Shkëndijën.

“Qëllimi ynë ishte të fitojmë ndaj Shkupit, këtë edhe e bëmë. Tani na pret ndeshja me Shkëndijën, një ekip cilësor dhe konkurrent i yni, por edhe ndaj atyre do të shkojmë për fitore”, ka thënë trajneri i Vardarit të Shkupit, Sedloski.

Në ndërkohë pas fitores ndaj Sileksit, trajneri i Shkëndijës Tomas Brdariç është shprehur shumë i kënaqur që debutoi me triumf, por duke mos folur asgjë për derbin e të dielës ndaj Vardarit. Gjithashtu tekniku gjerman ka lavdëruar qasjen e ekipit për mënyrën se si luftoi për tre pikët e para të sezonit pranveror, ndërsa ka vlerësuar shumë edhe përkrahjen që futbollistët kishin nga tribunat.

Vardari dhe Shkëndija do të përballen të dielën (26.02.2017) në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button