Lavrov: Akuzat për puç në Mal të Zi – të pabaza

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka hedhur poshtë akuzat se Moska kishte dorë në komplotin e dështuar për ta vrarë kryeministrin e atëhershëm të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe për ta përmbysur qeverinë e tij properëndimore, duke thënë se pretendimet janë “të pabaza”, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Mëtutje, zoti Lavrov sot e ka denoncuar një raport në mediat britanike ku pretendohet se inteligjenca e Britanisë kishte konkluduar se Moska e kishte dhënë “mbështetjen dhe bekimin” për komplot që në muajin tetor të vritej kyreministri i atëhershëm, Millo Gjukanoviq, me qëllim që të shkatërrohej anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.

Lavror tha se raporti ishte “i pabesueshëm”.

Sunday Telegraf londinez ka raportuar dje, duke cituar burime në qeverinë britanike, që kanë thënë se “puçi i planifikuar ishte njëri prej shembujve aktualë më të qartë të një fushate agresive në rritje të Rusisë për ndërhyrje në çështjet perëndimore”.

Prokurori special i Malit të Zi, Milivoje Katiq, i tha sot Televizionit të Malit të Zi se “trupa të shtetit rus ishin të involvuar në një nivel të caktuar”.

Ai tha se njëri prej të arrestuarve për këtë komplot, shtetasi rus, Eduard Shishmakov, ishte operativist i shërbimit sekret të Rusisë, që njëherë kishte shërbyer si zëvendësatashe ushtarak në Poloni.

Ambasada e Rusisë në Mal të Zi tha se nuk ka marrë informacione zyrtare lidhur me akuzat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button