Dika: RDK-ja nuk është as me spekulimet e PDSH-së dhe as me mashtrimet e BDI-së

Nënkryetari i RDK-së, Artan Dika, deklarimet e PDSH-së, për mundësiën e bashkimit të RDK-së, me BDI-në i konsideron si manipulime të ulëta të një partie që tashmë është e njohur  për spekulimet manipulative. 

Dika, për Portalb thotë se PDSH-ja është një parti e cila manipulimin dhe gënjeshtrën e ka formë të veprimit të vetë.

Taktizimet e fundit mes BDI-s dhe VMRO-DPMNE-së si dhe vokabularin nacionalist të Gruevsit, për të marrë 62 deputet që do t’i shërbenin për të ngulfatur shqiptarët, Dika i vlerëson si taktizime të koordinuara mes Gruevskit dhe Ahmetit.

“Gruevski bënë thirrje të tilla patriotike që të rrit rejtingun e VMRO-së, por edhe rejtingun e BDIsë. Ky ka qenë mekanizëm i tyre ë cdo cikël zgjedhor, ashtu sic ishte edhe me Kalanë e Shkupit. Ata merren veshtë për të bërë shou mediatik për të rritur rejtingun e tyre”, thotë Artan Dika.

Kjo ishte e qartë, thotë dika, thirrjes së VMRO-DPMNE-së për 62 deputet i përgjigjet BDI-ja me thirrjen për të marrë 25 deputet.

“BDI-ja në vend që të merret me hallet e shqiptarëve, ajo merret me propagandë, me mashtrime paraelektorale”, thotë Dika.

Dika thotë se këto lojëra dhe dështimet që nga vendosja e bustit të Car Dushanit  e bëjnë BDI-në të pasigurt në këto zgjedhje, sepse një rënie e BDI-së nga pushteti në këto zgjedhje mund ta çoje këtë parti në një rënie shumë të rëndë nga e cila do ta kishte vështirë që ta mare veten.

“Nëse në të kaluarën ka pasur njerëz që kanë lëvizur herë në PDSH e herë në BDI, nga RDK-ja nuk ka pasur asnjë funksionarë që ka lëvizur në ndonjë parti tjetër. RDK-ja ka një trup votues pre 30 mijë votash që i krijon një stabilitet dhe sipas të gjitha gjasave është vendim marrëse në spektrin politik shqiptarë”, thotë Artan Dika.

Sipas tij, RDK-ja ka identitetin e vetë, ka funksionarët e sajë politik dhe nuk ka asnjë arsye të veprojë në ndonjë mënyrë tjetër përveç se si parti në vete.

Dika thotë se RDK-ja, u ka bërë thirrje për bashkëpunim të gjitha partive politike shqiptare, fatkeqësisht, thotë ai deri më tani asnjëra nuk i është përgjigj.

Lajme të ngjashme

Back to top button