Radikalizohet greva e gazetarëve të MPM-së

Grevistët e redaksive të gazetave të MPM-së, “Vest”, “Utrinski Vesnik” dhe “Dnevnik” kanë vendosur që ta rrisin kohëzgjatjen e grevës nga 4 në 6 orë për shkak të injorimit nga ana e menaxhmentit, i cili është informuar me javë dhe nuk a treguar interes për takim me përfaqësuesit e sindikatës, njofton Portalb.mk.

“Nesër do të dalë numri i 5.000 i gazetës “Vest”. Është për të ardhur keq që redaksia do ta përgatisë këtë jubile të gazetës nga pozita e grevës. Në ditët e kaluara në vend që të bisedojmë për zgjidhjen e problemeve, janë përforcuar trysnitë ndaj punëtorëve medial me kërcënime dhe telefonata, për dënime dhe largim nga puna. Për të gjitha këto do të informohen të gjitha institucionet ndërkombëtare pasi që e drejta e grevës është e garantuar me Kushtetutë dhe është pjesë e civilizimit  dhe botës demokratike”, thuhet në kumtesën e Sindikatës së Gazetarëve.

Përndryshe gazetarët disa herë kanë dalë në protesta, për ta shprehur pakënaqësinë ndaj menaxhmentit për shkak të vonesës dhe mospagimit të rrogave, siç thonë ata, edhe ashtu të zvogëluara.

Në korrik të vitit të kaluar ata protestuan ndaj paralajmërimit se 20 të punësuar, shumica nga gazeta “Vest” do të largohen nga puna.

Përpara dy vjetëve, gazetarët e punësuar në mediat e MPM-së gjithashtu dolën në protestë pasi që menaxhmenti paralajmëroi zvogëlim të rrogave. Ata morën marrëveshje dhe anekse të reja të marrëveshjes dhe u kushtëzuar që nëse ajo marrëveshje nuk nënshkruhet do të largohen nga puna.

Sipas vendimit menaxhmenti, për 10 për qind ua ka zvogëluar rrogat atyre qe marrin prej 18 deri më 30 mijë denarë, për 20 për qind atyre që marrin prej 30 deri më 60 mijë denarë, ndërkaq për 30 për qind atyre që marrin mbi 60 mijë denarë. /Portalb

LEXO: Kamçev e ka shitur pjesën e tij në MPM

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button