USHT: Lista e Shangait është e manipuluar

Universiteti Shtetëror i Tetovës sot përmes një konference për media, ka reaguar kundër rangimit të listës së Shangait që u prezantua javën e kaluar ku sipas kësaj liste Universitetit Shtetëror i Tetovës, radhitej në vendin e nëntë. 

Me këtë rast Prorektori për Arsim i USHT-së, Fahari Ramadani theksoi se USHT-ja, hedh dyshimet se ky rangim është i realizuar duke mos i respektuar kriteret themelore të arsimit të lartë, besueshmërinë e publikut dhe faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturën e universiteteve.

“Pas analizave të bëra nga stafi udhëheqës i universitetit, për sa i takon hulumtimit shkencor dhe veprimtarisë arsimore që ka kryer institucioni ynë, rangimin e lartpërmendur e konsiderojmë të papranueshëm, për këto arsye: Universiteti Shtetëror i Tetovës,  mbulon  nevojat akademike –shkencore, me 40 % të kuadrit të rregullt, ndërsa në universitetet tjera publike në RM, kuadri mësimdhënës i kalon shifrat e 95 %-it.

Prorektori për Arsim Fahari Ramadani theksoi se lista e Shangait është e manipuluar plotësisht nga vet fakti se studimet e ofruara në fushat profesioniste që i ofron USHT-ja nuk i ka marrë aspak parasysh.

 “Për dallim prej disa universiteteve, që në listë janë të ranguar para USHT-së, universiteti ynë ofron studime në fushat e profesioneve të rregulluara si: Mjekësi, Stomatologji, Farmaci, Inferimieri, Akusheri, Fizioterapi, Arkitekturë, Ndërtimtari, Inxhinieri Ekonomike, që janë pjesë e rëndësishme në kuadër të Listës së Shangait. Pjesa dërmuese e Fakulteteve tona, kanë organizuar Konferenca ndërkombëtare shkencore,  në të cilat kanë marrë pjesë studiues të njohur nga veprimtaritë përkatëse”, tha Fahri Ramadani.

Lajme të ngjashme

Back to top button