Eroll Rizaov: Të premten isha dëshmitar i trilerit policor maqedonas

Ju përcjellim një pjesë të shkrimit të Eroll Rizaovit për gazetën “Utrinski” i cili flet për aksionin policor anti-drogë të organizuar nga policia e Maqedonisë, përcjell Portalb.mk.

“Kam qenë pjesë e dëshmitarëve të drejtpërdrejt të trilerit policor që ka ndodhë të premten mbrëma rreth orës 20 e 40, në njërën nga kafenetë më të njohura dhe elite në Shkup. Duke shikuar kush në televizor, kush në karta, duke ndjekur futbollin, ku përnjëherë nga dritaret e kafenesë sonë filloi të zhvillohet një film i gjallë, shumë më shqetësuese se kartat dhe futbolli. Përkundër nesh, vetëm dy ose tri metra vrapoi vala e parë e dhjetëra policëve me helmeta në kokë dhe automatë në duar. Njësoj si në filmat holivudian, të shqetësuar pyesnim çfarë po ndodh, hyrën dhjetëra dhe pas atyre edhe dhjetëra të tjerë… Për pak mundeshim të ishim dëmi korateral për shkak të disa djemve kurioz, të cilët dëshironin të dilnin dhe të shohin çfarë po ndodh jashtë edhe pse nga dritaret e gjëra një pjesë e mirë e aksionit mund të ndiqej si në televizionet e mëdhenj. Vetëm sa e ka nxjerrë kokën jashtë të sheh çfarë po ndodh, jehoi një urdhër i fuqishëm – Kthehu prapa!!! Hyr brena!! – Policia!!!.

Ulëritjet dhe vrapimi andej-këndej e rreth 50 policëve të maskuar nëpër parkingun edhe kafenetë dhe restorantet përreth, arritja e veturave policore me targa civile, ora policore me ndalim të lëvizjes, lajmëroi se bëhet fjalë për aksion të madh të njësitit policor. Njëri nga të pranishmit tha këto nuk janë Alfa, por komanda antiterroriste, një tjetër tha se bëhet fjalë gjueti të shpërndarësve të drogës, dikush tha se është ushtrim i natës … ankandi ka zgjatë derisa para kafenesë afër nuk sollën një tip me pranga në duar dhe nuk e shtrinë në mes të parkingut. Drama ka zgjatur edhe një orë e gjysmë derisa ekspertët e forenzikës e kontrolluan kafenenë dhe rrethinën e saj, ndërsa tipi mbetej shtrirë në asfalt, me siguri që të gjejnë dëshmitë.

Të nesërmen e kuptova se  megjithatë, nuk ka qenë aksion kundër terrorit, nuk kishte asnjë bombë, as eksplozivë, por paradë e policisë së zakonshme kur vëmendja e opinionit duhet të kthehet në anën tjetër nga diçka më e madhe që i pengon qeverisë. Në “ditën e shpirtrave” u organizua gjueti e shpërndarësve të drogës në më shumë lokacione në Shkup, ndërsa motivi kryesor për aksionin spektakolar është tashmë metodë e provuar e sulmeve ndaj Zoran Zaevit, liderit të opozitës, sepse paramendoni njëri nga të arrestuarit ka qenë vëllai i ish-deputetit të LSDM-së, i cili, megjithatë ka qenë i afërt i Zaevit. A kush tjetër ka qenë i arrestuar në lokacione të ndryshme dhe vëllai, babai, kushëriri ose nuni i kujt ka qenë, ky aspak nuk është lajm emocionues, me siguri edhe për këtë nuk është publikuar asgjë në mediume të cilët të parët i kuptojnë lajmet e tilla për marrëdhëniet familjare, partnere dhe partiake.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button