Petkovski: Partnerët e njëjtë në vitin 2001 kurdisën luftën, tani po kurdisin krizë për zgjedhje

Partnerët e njëjtë në vitin 2001 kurdisën luftën, e tani po kurdisin krizë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Arsyet pse e bëjnë këtë në të njëjtën ditë me zgjedhjet presidenciale janë degraduese dhe të pahijshme edhe për kryetarin e shtetit edhe për qytetarët që duhet ta zgjedhin. 

Këtë e theksoi sot në konferencën për shtyp Tito Petkovski, kryetar i PRSD. Ai akuzoi se koalicioni qeveritarë pasi që e pranoi humbjen në fushën ekonomike, tani po i rreken retorikës nacionaliste. 

“Për ata nuk janë të nevojshme as NATO, as BE. Maqedonia e këtillë, e sotme është ideali i tyre. Këtu kanë gjithçka që ju nevojitet. Jetojnë të pasur, ndërsa qytetarëve u ofrojnë mbijetesë. Mbi të gjitha, Parlamentin e Maqedonisë e shndërruan në leckë për shlyerjen e të gjitha gabimeve. 

Seanca e nesërme në Parlament do të jetë vetëm akt- mbarim i taktikës së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, ndërsa partitë opozitare duhet të jenë vetëm dekor ose pjesëmarrës në lojën e pisët të partive qeveritare’ deklaroi Petkovski. 

Sipas tij, doktrina e partive qeveritare me zgjedhje permanente çdo vit, sjelli deri te antisistemi i cili në vete është gabim esencial, por ata janë të bindur se vetëm me sistem të këtillë, asnjëherë nuk do të mposhten në zgjedhje. 

Ai akuzoi për rritje të qëllimshme të urrejtjes mes maqedonasve dhe shqiptarëve. “Me etnokracinë që e integruan, praktikisht shkelën të drejtat dhe liritë elementare qytetare dhe virtytet njerëzore. 

Rritën mosdurimin mes maqedonasve dhe shqiptarëve, duke trokitur në patriotizmin dhe duke valëvitur me flamuj. Në situatë të atillë, në mënyrë të pashmangshme do të lindin konflikte, ndërsa VMRO-DPMNE dhe BDI do të mbrojnë interesat njëri pas tjetrit që të qeverisin më gjatë” tha Petkovski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button