Sanohet rruga lokale Çegran – Tumçevisht

Pas kërkesë së banorëve të fshatit Çegran, komuna e Gostivari ka ndërmarrë aksion për sanimin e rrugës lokale që lidh Çegranin me fshatin Tumçevisht, me gjatësi afër 3 kilometra.

Është bërë rrafshimi i rrugës dhe janë krijuar kushte më të mira për lëvizje të banorëve të kësaj ane sidomos banorët që merren me bujqësi dhe blegtori do të mund të qarkullojnë më lirshëm me makineritë e tyre të punës. 

Në programin për investime të komunë së Gostivarit është paraparë asfaltim i aksit rrugor Çegran – Tumçvisht, me çka banorët e Çegranit dhe rrethinës do ta shfrytëzonin si rrugë për dalje edhe në autostradën Gostivar – Tetovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button