Rusët kërcënojnë me armë ushtarët ukrainas (Video)

Të shtëna armësh janë dëgjuar për herë të parë në rajonin e Krimesë.

Trupat ruse që kanë nën kontroll bazën ajrore të Belbekut qëlluan nën ajër duke kërcënuar rreth 300 ushtarë ukrainas që ishin nën detyrë.

Ushtarët rusë gjuajtën me breshëri në ajër, duke mos i lejuar ushtarët ukrainas të marshonin në bazën ajrore të Krimesë.

Ata i paralajmëruan se nëse afrohen para gjuajtjes do t’i qëllonin për vdekje.

Forcat ukrainase udhëheqeshin nga koloneli Yuli Mamçor, komandant i garnizonit ushtarak të Belbekut, i cili po përpiqej të negocionte me trupat e armatosur të Rusisë.

Së fundmi, presidenti Putin urdhëroi tërheqjen e mijërave trupave ruse nga stërvitjet ushtarake pranë kufirit dhe bazave të Ukrainës./Gazeta Start/

Lajme të ngjashme

Back to top button