Kosovë, Fajon: Për interesa partiake mos bllokoni liberalizimin e vizave

Fajon tha se Kosova ka pasur progres të madh viteve të fundit por ngelet dhe shumë për të bërë. Ajo tha se hyrja në MSA ka qenë arritje e rëndësishme, duke përmendur po ashtu rëndësinë që ka për vendin agjenda evropiane për reforma.

“Duhet të implemtohet dhe agjenda dhe do ta bëjë Kosovën më të fuqishme dhe më të sigurt për të jetuar. Është e rëndësishme të përfundojmë procesin e liberalizimit. Jemi të përkushtuar që ta bëjmë këtë realitet”, tha eurodeputetja Fajon.

Ndërkohë ajo lavdëroj se Kosova ka bërë progres domethënës në luftën kundër korrupsionit, që është proces që ka ecur mirë dhe duhet të punohet më tutje.

“Dua të iu ofroj mbështetje për demarkacionin. I ftoj parlamentarët dhe iu lutem që mos t’i stoponi proceset dhe liberalizimin e vizave për interesa partiake. Duhet bëhet çfarë është e mundur për ta ratifikuar marrëveshjen në ditët e ardhshme. Tani ju e keni radhën”, ka dhënë porosinë e saj Fajon, drejtuar partive parlamentare në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button