Sihana Badivuku para publikut të Shkupit, mos e lëshoni

Pas 12 viteve violinistja Sihana Badivuku vjen përsëri në Filarmoninë e Maqedonisë. Këtë radhë si soliste në koncertin e titulluar si “Violinë bravura”, me të cilin ajo e vazhdon serinë e bashkëpunimeve me debutimin e saj prej vitit 1992, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Është e lindur më 1976, Sihana Badivuku Hoxha konsiderohet si artistja më e njohur muzikore nga e ashtuquajtura gjenerata e mesme. Rruga e saj në botën e artit është tipike nga të gjithë ata që rrjedhin nga familjet muzikante. Pas shkollës së mesme të muzikës në Prishtinë dhe puna me profesorët Pavel Vernikov, dhe Bllagoja Dimçevski, arsimimin e vazhdoi në Konservatorin prestigj “Petar Iliç Çajkovski”, së pari në Kiev, pastaj edhe në Moskë ku ka diplomuar dhe magjistruar në klasën e profesorit Evgenija Çugajeva. Por këtu nuk përfundoi shkollimi i saj. Pas marrjes së bursës shkon të studiojë në Shkollën e muzikës në Detmonld të Gjermanisë, në klasën e profesorit Young Uçk Kim.

Badivuku karrierën e vazhdon në koncertet nëpër podiume ndërkombëtare, ndërsa angazhimi paralel i saj janë klasat e saj të magjistraturës te pedagog dhe artist të shquar, si dhe pjesëmarrja nëpër gara prestigjioze ndërkombëtare në vend dhe në botë. Në vitin 1994 viziton një kurs në Sienë të Italisë në “Academia Chigiana” me profesorin Uto Ugi, ndërsa ka marrë pjesë edhe te një numër i madh i garave më violinë në festivalet e Republikës së Maqedonisë dhe në vendet e rajonit.

Shfaqjet soliste për Sihanën janë motiv shumë i lartë, ndërsa kritikat pozitive nga opinioni profesional dhe nga publiku e vënë në pozicion të lartë në botën e muzikës.

Me sukses është paraqitur në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Bullgari, Gjermani, Itali, Rusi, Firlandë, Irlandë, Spanjë, Slloveni, Belgjikë dhe në ShBA.

Nga viti 1992 ajo është profesoreshë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, nga viti 2000 edhe mjeshtre e koncerteve në Filarmoninë e Kosovës, violiniste në Ansamblet “Vivendi”, “Muzikë Ballkanike” dhe “Spring Trio Kosovë” dhe ka luajtur me solistë të theksuar si Derek Han, Metju Barli, Pkerluigji Kamiçija, Françesko de Zhan, Bertran Giro dhe të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button