BDI-ja ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve të diasporës

Bashkimi Demokratik për Integrim  ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve të diasporës që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë në Amerikë kanë unifikuar qëndrimin e tyre bashkë me BDI-në, që të dalin me kandidatin Tefik Abdullai. 

Ndërkohë, kandidat për deputet të diasporës shqiptare në Australi do të jetë Driton Maliku kurse për Evropë, Ismail Beluli. 

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata me këtë rast tha se ky mobilizim i BDI-së në diasporë po bëhet me qëllim të faktorizimit akoma më të madh të shqiptarëve në qeverinë e ardhshme. 

“Jemi duke u angazhuar që tek kjo popullatë të sensibilizojmë çështjen e ardhmërisë të shqiptarëve në tërësi, të bashkëpunojnë dhe të marrin pjesë në votime pasi ua lejon këtë ligjit, ata të kenë përfaqësuesin e tyre në parlamentin e Maqedonisë. Ne fatmirësisht ia arritëm që të kemi një kandidatë të përbashkët nga të gjitha shoqatat dhe ky kandidat të jetë Tefik Abdullai”, tha kryetari i Dibrës Ruzhdi Lata.

Lajme të ngjashme

Back to top button