Mes lotësh, Angelina flet për herë të parë për divorcin (VIDEO)

Angelina Jolie ka folur për herë të parë, pas ndarjes me Brad Pitt dhe efektin që kjo situatë  kishte në jetën e gjashtë fëmijëve që ata kanë bashkë.

Ylli i Hollywood-it ndodhet në Cambodia bashkë me fëmijët e saj për të promovuar filmin e ri “First they killed my father”, ndërkohë që kur u pyet nga gazetarja e BBC News për jetën pesonale lotët u shfaqën menjëherë në sytë e saj.

“Nuk dua të flas shumë për këtë, përveç se dua të them se ishte një periudhë shumë e vështirë, megjithatë ne jemi një familje dhe gjithmonë do të jemi një familje”, tha ajo, dukshëm e emocionuar.

“Ishte shumë e vështirë”, shtoi aktorja 41-vjeçare në vazhdim duke thënë: “Shumë njerëz gjenden në të njëjtën situatë. E gjithë familja kaloi një kohë të vështirë”. Angelina përfundoi duke thënë se fokusi i saj janë vetëm fëmijët, fëmijët e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button