Milani fiton kryendeshjen ndaj Fiorentinës

Milani ka mposhtur 2 me 1 Fiorentinën në kryendeshjen e xhiros së 25-të në Serie A. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

I pari shënoi Kucka në minutën e 17-të, katër minuta para se Kaliniq të barazonte reuzltatin në 1 me 1.

Në minutën e 31-të, Deulofeu shënoi për 2 me 1 dhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Milani mbetet i shtati me 44 pikë, tri më pak se Lazio që është e gjashta. Atalanta e Interi kan kanë nga 48 pikë në pozitat katër dhe pesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button