Procedurë penale kundër TV Sitel

Këshilli i Agjencionit për shërbime audio dhe audiovizuale në seancën e sotme ka marr vendim që të dorëzojë kërkesë për procedurë penale para gjykatës kompetente, kundër televizionit “Sitel”.
 
Raporti nga monitorimi i programit të TV “Sitel” të emituar më 28 shkurt të këtij viti ka treguar se ka shkelur rregulloren e Kodit zgjedhor.

Sipas Agjencionit “Sitel” disa herë në lajme është transmetuar një material për anketën e “Pavell Shatev” pa publikuar informacione por vetëm se burimi është “Pavell Shatev”.
 
Sipas nenit 77 të Kodit Zgjedhor gjatë prezantimit të rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik lidhur me zgjedhjet, mediumet janë të obliguar të theksojnë edhe të dhënat e Institucionit që prezanton hulumtimin.

“Bëhet fjalë për profesionist. Vlerësoj se nuk ka të bëjë me ndonjë gabim”, vlerësojnë nga Agjencioni.

Lajme të ngjashme

Back to top button