Laç: Ekzekutohen me armë në mes të qytetit 2 vëllezër, plagosen 2 kalimtarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Dy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në stacionin e furgonëve në qendër të qytetit, ku kanë mbetur të vdekur vëllezërit Genti dhe Andrea Cara, nga fshati Zhejë i Kurbinit

Sipas informacioneve nga policia, si pasojë e të shtënave janë plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët ka qenë duke kaluar aty rastësisht. Këta të fundit janë dërguar në spitalin e qytetit dhe ende nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore.

Mësohet se policia ka arrestuar edhe autorin e dyshuar të ngjarjes i cili është Altin Piroli, ndërsa një nga pistat kryesore të policisë është hakmarrja.

Sipas policisë autori i ngjarjes rezulton të ketë probleme mendore./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button