Këshilla rreth rritjes së fëmijëve të shëndetshëm

Këto janë këshillat:

1. Bashkëveprimi është shumë i rëndësishëm. Në foshnjëri, aftësitë e zhvillimit dhe të gjuhës përmirësohen nga prindërit të cilët flasin dhe lexojnë për fëmijët e tyre. Më vonë është me rëndësi të kaloni kohë kualitative me fëmijët tuaj më të rritur apo me adoleshentët. Kjo është e rëndësishme për lidhjen, duke ruajtur një marrëdhënie të shëndetshme, dhe duke mbajtur kontakt me fëmijën tuaj.

2. Sigurohuni që keni një kontakt emergjent të pediatrit të fëmijës tuaj, në rast se keni ndonjë problem i cili kërkon vëmendje emergjente. Po ashtu, mësoni se cilat emergjenca dhe cilat simptome nuk duhet asnjëherë injoruar.

3. Ne e dimë që shikueshmëria e madhe e TV-së nuk është e mirë, por madje edhe përdorimi i kompjuterit dhe video lojërave nuk është i mirë. Nga Akademia e Pediatërve Amerikanë rekomandohen vetëm dy orë kohë për të shikuar TV, të gjitha që u thanë janë të mjaftueshme, më shumë se që mund të jenë të dëmshme.

4. Sipas mjekëve pediatër, pjesëmarrja sportive fizike është shumë e rëndësishme për të gjithë fëmijët, jo vetëm ata që janë të përfshirë në sport. Kjo mund të ndihmojë në monitorimin e rritjes siç janë momentet e zhvillimit, zilja alarmuese për sjellje të rrezikshme, këshilla për ushqyerjen e shëndetshme dhe informacionet e tjera rreth vaksinimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button