Roma mposht bindshëm Torinon

Roma ka arritur të marrë një tjetër 3-pikësh në kampionat, në betejën me Napolin për vendin e dytë.

Pas fitores bindëse ndaj Villarealit, të enjten në Europa League, ekipi kryeqytetas tregoi formën e mirë që po kalon edhe ndaj Torinos së Mihajloviç.

Dzeko dhe Salah, në minutat 10’ dhe 17’, ishin ata që mbyllën shumë shpejt llogaritë me kundërshtarin.

Në pjesën e dytë Roma shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Paredes dhe Niangolan në minutat 65’ dhe 93’, ndërsa Torino shënoi në minutën e 84’ golin e nderit me anë të Maxi Lopez.

Arlind Ajeti nuk u preferua në këtë takim nga trajneri serb i Torinos, duke qëndruar gjatë gjithë kohës në stol.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button