PDSH: Me zgjedhjet e parakohshme BDI-ja bëhet vegël e Gruevskit

“Edhe njëherë, për herë të fundit BDI-ja u bë mashë e VMRO-së dhe Gruevskit që nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme të pamundësojë integrimin dhe sërish të legjitimohet nëpërmjet politikës antishqiptare”, tha në konferencë për shtyp  koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së Imer Aliu .

Imer Aliu, sqaroi se nuk ekziston cenzus në raund të parë të zgjedhjeve presidenciale. Cenzusi që kërkohet në raundin e dytë maqedonasve ua mundëson Ali Ahmeti, që pranon se zgjedhjet parlamentare të mbahen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
 
“PDSH-ja, nuk mund të lejoj që votat shqiptare të bëhen pre e marrëveshjeve ndërmjet Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit.  Për ketë arsye PDSH-ja  garon në këto zgjedhje me kandidatin e vetëm shqiptar”, tha Imer Aliu.
Imer Aliu,  akuzoji edhe kryetarin e RDK-së, Rufi Osmanin se po bëhen gati për të koalicion me BDI-në. 

“Kësaj beteje ju bashkëngjit edhe djali i vogël i Branko Cervenkovskit, Rufi Osmani, i cili mos të harrojmë i morri votat e LSDM-së në zgjedhjet lokale në Gostivar. Kjo parti dhe ajo e Ali Ahmetit që po bëhen gati për koalicion, njërit i foli nënvetëdija në një emision ku tha se ka qenë edhe në Beograd, e ky tjetri me instruksione nga Strumica kërkojnë që të na dalin në mejdan. Ne do të dalim dhe do ti mundim keq ketë herë”, tha Imer Aliu. 

Aliu tha se, shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare e dinë se kush janë shkaktarët e këtyre zgjedhjeve dhe cilat janë arsyet. 

“Ne kemi qenë vigjilent dhe i kemi ditur këto punë dhe me kujdes e kemi ndjekur situatën politike të krijuar për sa i përket zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha Aliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button