Papa lutet për Pakistanin dhe Irakun pas sulmeve terroriste

Papa Françesku i ka kushtuar një lutje të veçantë sot Pakistanit dhe Irakut të cilët së fundi janë përballur me sulme terroriste me shumë viktima.

“Popujt e dashur të Pakistanit dhe Irakut janë veçanërisht në mendimet e mia pasi janë goditur nga veprime të tmerrshme terroriste ditëve të fundit. Të lutemi për viktimat, për të lënduarit dhe familjet e tyre. Të lutemi shumë për çdo zemër të ngurtë të mbushur me urrejtje që ti kthehen vullnetit të Zotit”, ka thënë Françesku gjatë lutjeve të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Më 16 shkurt, grupi terrorist, Shteti Islamik ka kryer sulm në një vend të shenjtë të myslimanëve Sufi duke vrarë 88 persona dhe lënduar mbi 100 të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button