Në Afganistan vritet një nga krerët e Al Kaidës

Në një operacion të ndërmarrë në rajonin Gazni të Afganistanit njoftohet se është vrarë Sejfullah Ahtar, një prej krerëve të Al Kaedës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Agjencia e Shërbimeve Inteligjente të Afganistanit (NDS), theksohet se Sejfullah Ahtar, një prej krerëve të Al Kaedës është vrarë në një operacion të kryer në rajonin Naveh në Gazni.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se Ahtar kishte lidhje të ngushta me kreun e Al-Kaedës, Ejmen el Zevahiri dhe se në kohën e talebanëve ndodhej në krye të 30 mijë anëtarëve të kësaj organizate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button