Ukraina, Blushi: Shqipëria të mbajë qëndrim serioz

Deputeti socialist Ben Blushi kërkon që qeveria shqiptare të mbajë një qëndrim serioz në lidhje me situatën në Ukrainë. Ai u shpreh se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe duhet të shfaqë qëndrimin e saj ndaj situatës së krijuar.

Këtë deklaratë Bushi e bëri sot në Komisionin e Jashtëm, ku kërkoi edhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes që të jenë të pranishëm në komision.

“Shteti shqiptar të ketë një qëndrim serioz. Në raport me situatën, BE-ja ka qëndrim më të zbutur, por duke qenë pjesë e NATO-s mund të themi fjalët tona”, tha Blushi, transmeton shekulli.

Ndërsa kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade deklaroi se Ministria e Mbrojtjes ka nevojë për mendimin e Komisionit të Jashtëm në lidhje me qëndrimin që do mbajë. Ajo bëri të ditur se në mbledhjen e së premtes të pranishëm në komision do të jenë si përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes ashtu edhe asaj të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Back to top button