fbpx

Çfarë bënte Bes Kallaku kur Xhensila xhironte klipin “Uh Baby”, Kida zbulon sekretin

Të ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, këngëtarët e labelit labelit muzikor “On Records” kanë folur për prodhimet e suksesshme muzikore, bashkëpunimet si dhe sekrete personale, për të cilat janë komentuar gjatë edhe në media e portale.

Pak kohë më parë, bashkëpunimi i dy këngëtareve Kida dhe Xhensila Myrtezai qe një prej sukseseve të radhës për Kidën, ashtu si edhe për Xhensilën. “Uh Baby” u vlerësua si një këngë ritmike, por edhe një klip i arrirë edhe për skenat sensuale të dy vajzave.

Por Kida, gjatë intervistës me Ermalin, ndërsa ai e pyeti për praninë e Bes Kallakut gjatë xhirimeve të klipit, tha se ashtu si sillet ai me Xhensilën duhet të sillet çdo partner me të dashurën e vet. Këngëtarja kosovare zbuloi se aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, rrinte gjatë gjithë kohës afër Xhensilës, gjatë periudhës së xhirimeve të klipit.

Pas pyetjes provokuese të Ermali se ç’bënte Besi kur ato xhironin, a i rrinte afër Xhensilës, Kida ia kthen pa hezitim: “Po, Besi është një nga meshkujt që i rrin femrës së tij ashtu siç duhet të rrinë të gjithë…”

Kaq u desh që “xhelozia” e Ermalit për Besin të ndizej edhe më shumë, madje nga ekrani i uroi edhe suksese mikut të tij për audicionin në programin e njohur të humorit në Itali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button