Ban Ki-Moon: Kosova ka shënuar progres pas 19 prillit 2013

Njeriu numër një i OKB-së z. Ban Ki-Moon ka deklaruar se misioni i komunitetit ndërkombëtar, EULEX-it, duke përfshirë këtu edhe UNMIK-un do te vazhdoj në Kosovë. Në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”, Ban Ki Moon tha se duhet bërë më shumë për të ndërtuar një besim më të madh, për të nxitur pajtimin dhe për të inkurajuar vendimin e dallimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. “Kosova ka shenuar progres qe nga 19 prilli i viti te kaluar», tha ai.

Situata në Kosovë, roli i OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar në rajon, zhvillimet e fundit në Veri, Mitrovica dhe barrikadat serbe, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, raporti i Dick Marty në sytë e OKB-së… ishin këto vetëm disa pika që shefi i OKB-së Ban Ki-Moon dha në intervistën e fundit per agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”.

“Që nga vendosja e tij në 1999-n, roli i UNMIK-ut ka qenë kyç për nxitjen e demokracisë dhe pajtimit, si dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Me përjashtime të kufizuara, dhe pavarësisht sfidave të rëndësishme, situata në vend ka qenë e qetë. Gjatë periudhës si një administratë e përkohshme, por edhe pas rikonfigurimit të tij, UNMIK-u ka krijuar kushte për njerëzit në vend, që të jetojnë një jetë normale dhe të fillojnë ndërtimin e një të ardhme më të mirë për veten. Megjithatë, puna e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë UNMIK-un, nuk ka mbaruar: duhet bërë më shumë për të ndërtuar një besim më të madh, të nxitur pajtimin dhe për të inkurajuar vendimin e dallimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe ndërmjet komuniteteve në vend, në mënyrë që të mbështesin zhvillimin afatgjatë ekonomik dhe prosperitetin e rajonit…” ka deklaruar fllimisht nejriu numër një i OKB-së duke folur per rolin dhe prezencën e komunitetit nderkombëtar në Kosovë.

I pyetur rreth dialogut me mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e shefes se diplomacise evropiane Katerine Ashton, sekretar i përgithshëm i OKB-së ka pohuar se “dialogut mes Boegradit dhe Prishtinës dhënë tashmë frytet, duke sjellë arritjen e marrëveshjeve në fusha të karakterizuara nga mosmarrëveshjet e gjata, si për shembull vulat e doganave, certifikimi i diplomave dhe çështjet e gjendjes civile etj..”

Është e rëndësishme që palët vazhdojnë të tregojnë besim në dialog dhe që angazhohen me mirëbesim, në mënyrë që marrëveshjet e mëtejshme të arrihen dhe përparim është bërë edhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani. Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të krijuar kushte të përshtatshme për avancimin e këtij procesi”. 

Duke folur per veriun e Kosoën Ban ki-Moon ne vazhdim ka pohuar se “Çështja e veriut është një konflikt shumëvjeçar, çështje politike historike, por ata duhet të diskutojnë nëpërmjet dialogut. Duke pasur parasysh pikëpamjet e komuniteteve në vend, unë kam theksuar se këto çështje të ndjeshme mund të zgjidhen vetëm në mënyrë paqësore. Çështjet e vjetra, që lidhen jo vetëm me Mitrovicën Veriore, por edhe me gjithë pjesën veriore të Kosovës, ndoshta përbëjnë sfidat më të ndjeshme me të cilat përballet komuniteti ndërkombëtar sot në Kosovë. Megjithatë, ata nuk mund të shikohen apo të zgjidhen jashtë kontekstit të çështjeve të tjera që lidhen me Kosovën dhe rajonin.

Lidhur me pikëpamjet e shefit të OKB-së mbi “trafikun e organeve” Ban Ki-moon ne fund ka deklaruar se “Unë kam shprehur mbështetjen për hetim të plotë, të paanshëm dhe të pavarur në akuzat e rënda e trajtimit çnjerëzor të njerëzve dhe trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore të përfshira në këtë raport”.

Lajme të ngjashme

Back to top button