Ibraimi: Do të jap maksimumin ndaj Letonisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll gati pas pesë muajve, ka realizuar dhe grumbullimin e parë për ndeshjen kontrolluese me Letoninë, e cila të mërkurën do të zhvillohet në Shkup. 
Ky është grumbullimi i parë që po bëhet nën drejtimin e trajnerit të ri Boshko Gjurovski dhe ndihmësit Argjend Beqiri. Bëhet fjalë për grumbullimin e parë pas ndeshjes eliminatore me Serbinë. 

Ashtu sikurse edhe kishim njoftuar më parë se ftesë për ndeshjen kundër Letonisë, kanë marrë 4 futbollistë shqiptarë, të cilët me paraqitjet e mrekullueshme në ekipet e tyre sigurisht se duhet të jenë edhe në 11-tëshen me të mirë të Reprezentacionit të Maqedonisë. Ftesë nga Gjurovski kanë marrë Muhamed Demiri i ekipit të Super Ligës së Zvicrës Thun, pastaj Ferhan Hasani i Bdrondbyt, Agim Ibraimi i Cagliarit dhe Besart Ibraimi i Enozis. 

Agim Ibraimi me paraqitjet e tij të shkëlqyera në fanellën Cagliarit, vazhdon të jetë futbollisti më i merituar që ka reprezentacioni i Maqedonisë. 
Formën e tij të mirë Agimi pritet ta tregojë edhe në miqësoren kundër Letonisë që zhvillohet nesër në arenën “Filipi Dytë” në Shkup. 
“Të gjitha ndeshjet janë të vështira, andaj ne do të japim maksimumin edhe në këtë ndeshje. Jemi të gjithë të kënaqur që kthehemi përsëri në reprezentacion, pas gjashtë muajve dhe mendoj se me lojë të mirë do t’ia arrijmë qëllimit”, tha ai.

Deri në fillimin e eliminatoreve për “Euro 2016” ka edhe gjashtë muaj  dhe trajneri Gjurovski i cili do të debutojë nesër ka kohë që futbollistëve tua prezantojë filozofinë e tij të punës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button