Dy aksidente me persona të lënduar në Tetovë

Dy persona janë lënduar rëndë në dy aksidente që kanë ndodhur mbrëmë në rrethinën e Tetovës, njofton zëdhënësi i SPB-së, Marjan Josifovski.

Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 11 e 50 në rrugën për Çellopek kur automjeti “Pasat” me targa tetovare i drejtuar nga A.P. (66) nga Çellopeku ka dalë nga rruga dhe ka shkelur këmbësorin I.I.(54) nga i njëjti fshat. Këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore, ka thyer këmbën e majtë dhe është dërguar në klinikën e Tetovës, ku mbahet për shërim.

Në aksidentin e dytë ka ndodhur rreth orës 18.30 në rrugën Gostivar Tetovë në afërsi të daljes për në Pirok, me ç’rast makina “Pasat” me targa të Shkupit i drejtuar nga J.A.(72) nga Shkupi dhe “Audi” me targa të Gostivarit drejtuar nga Z.A.(57), nga Gostivari. Në aksidentin me lëndime të rënda është bashkudhëtarja që ishte në makinën Audi E.Xh.(23), e cila mbahet në kurim në klinikën e Tetovës.

Josifovski deklaroi se policia pas autorizimit të prokurorit publik në vendet e aksidentit është bërë hetim dhe po punohet në vërtetimin e shkaqeve të aksidenteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button