Zgjeba kaplon Shkupin, pacientët mendojnë se është alergji

Shpesh qytetarët e Shkupit vizitojnë mjekun duke menduar se kanë alergji, por në fakt ata janë të infektuar me zgjeba.

Kështu kanë paralajmëruar nga poliklinikat e Shkupit dhe Klinika për dermatovenerollogji duke shtuar se vetëm në Shkup në muaj shënohen 10 raste të diagnostikuara me zgjeba.

Vitin e kaluar gjithsej janë regjistruar 125 pacient të infektuar nga mosha 1 vjeçare deri 60 vjeç.

Zgjeba është sëmundje ngjitëse e cila transmetohet nga kontakti direct me personin e infektuar dhe shpesh kjo ndodh për shkak të shkëmbimit të rrobave me ndonjë person tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button