Beqiraj le Kroacinë për Kinën

Pas tri vjet e gjysmë të kaluara në Dinamo të Zagrebit, sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj karrierën do ta vazhdoj në Kinë, në skuadrën Changch Yatai, thuhet në ueb faqen zyrtare të klubit kroat.

“Afati kalimtar për shumicën e klubeve ka përfunduar, por jo edhe për ato në Kinë ku po shkon tash vec ish sulmuesi ynë”, thuhet në njoftimin e Dinamos.

Fatosi në Dinamo ka kaluar në vitin 2010 nga Buduçnosti i Malit të Zi, kurse me klubin kroat i ka fituar tre tituj të kampionit, dy kupa shtetërore, Superkupën dhe ka luajtur dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Beqiraj i ka 140 paraqitje për Dinamon dhe ka shënuar 47 gola, 18 në stinorin 2011/2012 kur edhe u zgjodh golashënuesi më i mirë i ligës.

“GNK Dinamo dëshiron ta falënderoj Fatos Beqirajn për të gjitha që i ka bërë për klubin, gjithmonë ishte profesionist i vërtetë në terren dhe jashtë tij. I dëshirojmë shumë fat në vazhdimin e karrierë”, thuhet në fund të njoftimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button