Klinika dermatologjike ne Shkup çdo muaj evidenton dhjetëra raste me zgjebe

Një numër  i madh pacientësh shkojnë te mjeku duke  menduar se kanë alergji, por bëhet fjalë për zgjebë (apo zhugë), kështu paralajmërojnë nga ambulancat, poliklinikat dhe Klinika dermatologjike në Shkup.

Vetëm në Shkup, secilin muaj evidentohen dhjetra raste me diagnozë të zgjebës, nga e cila vitin e kaluar nga kjo sëmundje janë prekur 125 persona, edhe atë fëmijë të moshës mbi një vjet, dhe të moshuar mbi 60 vjet.

‘Ndodh shpesh që të vijnë pacientë me reagime në lëkurë dhe thonë se ndoshta kanë alergji dhe duan të vërtetojnë atë. Sipas fotografisë së klinikës, por edhe sipas rezulateteve të alergo testeve, ne nuk zbulojmë alergji tek ta dhe se bëhet fjalë për ndonjë sëmundje tjetër të lëkurës’, thonë nga poliklinika kundër alergjisë ‘Jane Sandanski’Shkup.

Por nga Klinika e dermatologjisë thonë se zgjeba është sëmundje ngjitëse.

‘Ka pacienta me zgjebë tek Klinikë për sëmundje të lëkurës, të cilët janë prekur nga kontakti direk me të sëmurët, por kjo transmetohet edhe nga rrobat’ ka thënë Natasha Jakovleviq, specialist e dermatologjisë në Klinikë.

Zgjeba është një sëmundje e lëkurës që manifestohet me kruarje të shkaktuar prej organizmave shumë të vogla parazitore që jetojnë dhe shumëzohen në shtresën e epërme të lëkurës.

Të gjithë familjarët dhe kontaktet e afërta të personit me zgjebë (zhugë) duhet të mjekohen, pavarsisht a janë ata apo jo të infektuar. Mjekimi i personit me zgjebë si dhe I kontakteve të tjera është ndër faktoret më të rëndësishëm në parandalimin e shpërndarjes së infektimit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button